Telegrafi

Deskoska: Përgatitja e Ligjit për PSP-në ka përfunduar, pres mbështetje nga të gjitha partitë në Kuvend

“Korniza ligjore për Prokurorinë Publike e propozuar nga Ministria e Drejtësisë është lavdëruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pres që gjitha partitë politike në Kuvend do të vendosin si prioritet interesat shtetërore dhe do ta mbështesin të njëjtin”.

Këtë e theksoi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e pyetur për Ligjin për Prokororinë Publike, me të cilin do të rregullohet edhe statusi i Prokurorisë Speciale. Ajo tha se ka përfunduar detyra e tyre për përgatitjen cilësore të ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pres që gjitha partitë politike që janë në Kuvend dhe gjithë grupet e deputetëve ta vendosin si prioritet interesin e shtetit, para interesave personale, në lidhje me personat ndaj të cilëve ka procedura nga ana e PSP-së”, tha Deskoska.

E pyetur për produktivitetin e reformave në gjyqësor, ajo tha se gjitha ligjet që janë miratuar në të kaluarën krijojnë baza të qarta për përgjegjësi për të gjithë ata që shkelin ligjin.

Deskoska tha se pret mbështetje edhe nga partitë shqiptare në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Themelore Publike./Telegrafi/