“Nuk ka lëvizje në dallimet mes pushtetit dhe opozitës rreth Ligjit për Prokurorinë Publike”, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, pas përfundimit të takimit të sotëm mes grupeve të punës të dy partive maqedonase.
Deskoska tha se për Ministrinë e Drejtësisë është e papranueshme futja e dispozitës ligjore, që do të thotë amnisti e fshehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dallimet kryesore mes pushtetit dhe opozitës janë funksionimi i PSP-së, fati i procedurave që tashmë kanë filluar, gjegjësisht të dy palët më shumë debatojnë për nenin 105 të ligjit, që rregullon vazhdimin e procedurave dhe fatin e përdorimit të “bombave” si dëshmi.
Marrëveshja për këtë ligj është një nga kushtet për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian.
Takimi i radhës i grupeve të punës është caktuar për të premten./Telegrafi/