Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ths se derisa të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nuk ka kohë të mjaftueshme për të ndryshuar kushtetutën me qëllim, siç kërkoi lideri i opozitës Hristijan Mickoski, prokurori publik të zgjidhet direkt nga qytetarët.
“Të gjithë e dimë se ndryshimet kushtetuese zgjasin 6 muaj. Nuk ka gjashtë muaj deri në shpërbërjen e Kuvendit, kështu që ky opsion nuk është i realizueshëm para zgjedhjeve. Vendosja e një propozimi të tillë, i cili është teknikisht i pamundur në një afat të shkurtër, tregon vetëm se OBRM-PDUKM po ikën nga miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike”, tha Deskoska për “Fokus”./Telegrafi/