Telegrafi

Deskoska: Ndryshimi i Ligjit për përmbarim është reflektim i nevojës reale

Nga një e treta deri në një të pestën e pagës dhe pensionit janë kufizimet për përmbarim për personat pranues të pagës dhe pensionit mesatar, parashohin ndryshimet e Ligjit për përmbarim të cilat ishin miratuar dje.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj në ‘Facebook’, bëri të ditur se ndryshimi i Ligjit për përmbarim është reflektim i nevojës reale për ndihmë dhe mbështetje të kategorive të ndjeshme të njerëzve të cilët
përballen me probleme ekzistenciale, por edhe të grupeve të ndjeshme sociale, të cilat pa fajin e tyre nuk kanë mundësi që t’i shlyejnë borxhet e tyre pa iu rrezikuar ekzistimi, jo vetëm personal, por edhe i familjeve të tyre.
1/17/2020 Deskoska: Ndryshimi i Ligjit për përmbarim është reflektim i nevojës reale

“Me ndryshimet plotësisht përjashtohen nga përmbarimi i dhunshëm i të ardhurave të qytetarëve të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar nga mbrojtja sociale, të ardhurat e fëmijëve sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe të ardhurat për sigurim social të të moshuarve, sipas rregullave për sigurim social të të moshuarve. Në mënyrë plotësuese me ndryshimet ulet shuma e vlerës maksimale e cila mund të ruhet ose ndryshohet. Në mënyrë plotësuese, kufizimet e përmbarimit edhe atë prej 1/3 në 1/5 e pagës dhe pensionit, kompensim i shpenzimeve për strehim të një personi dhe kompensim për kujdestari për familje sociale, si dhe fëmijët
shfrytëzues të pensionit familjar”, sqaron Deskoska.

Lexo po ashtu Maqedoni, miratohen ndryshimet në Ligjin për përmbarim, kategoritë e rrezikuara lirohen nga pagesa

Zbatimi i dispozitave ligjore ka të bëjë edhe për përmbarimet tashmë të filluara si ligj më të favorshëm për qytetarët.
Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se ky është ndryshimi i dytë i ligjit, ndërsa sipas tyre, të dyja ndryshimet janë në drejtim të ndërtimit të konceptit të përmbarimit fillestar dhe mbrojtjes së dinjitetit të qytetarëve