Ministrja e drejtësisë në Maqedoni, Renata Deskoska edhe një herë ka shkëmbyer prej në largësi akuza ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski duke i thënë se ka gënjyer, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët Milloshoski kishte thënë se burri i Deskoskës ka marrë si dhuratë nga Prokuroria Speciale Publike 60 mijë euro. “Edhe Renata di të ndihmojë, Pero Boshkov 60 mijë euro nga PSP-ja” kish thënë Milloshoski.
Nga kjo, ka ardhur edhe përgjigja e Renata Deskovka duke i thënë se Milloshoski çdo herë ka gënjyer dhe për këtë ajo do të mendojë edhe ta ndjek ligjërisht deputetin. /Telegrafi/