Telegrafi

Deskoska: Mendim pozitiv për ndryshimet e ligjeve për Këshillin gjyqësor dhe për gjykatat, nevojiten ndryshime dhe plotësime tjera

 

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot dhe nesër ne Venecia merr pjesë në Sesionin e 116-të plenar të Komisionit Evropian për demokraci përmes të drejtës (Komisioni i Venecias).

Deskoska u takua me anëtarët e Komisionit të Venecias dhe pati fjalim ku u shqyrtua dhe miratua mendimi i Komisionit për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve për këshill gjyqësor dhe për gjykatat, kumtoi Ministria e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas mendimit të Komisionit, i cili kohë më parë është dorëzuar deri te Ministria e Drejtësisë, ndryshimet dhe plotësimet e fundit të ligjeve për këshillin gjyqësor dhe për gjykatat janë vlerësuar pozitivisht, por shprehet nevoja nga përmirësimi i mëtutjeshëm i teksteve të ligjeve. Në këtë mendim është theksuar se aranzhimet e reja institucionale dhe rregullat procedurale janë thjeshtëzuar dhe e mbrojë pavarësinë gjyqësore.

Në mendim, është theksuar se dy ligjet janë themele të forta për funksionim të mirë të gjyqësisë. Njëherit, rekomandohet dhe ndryshimi dhe plotësimi i ligjeve me qëllim të qartësimit të tyre, dhe në këtë drejtim Komisioni i Venecias rekomandon në Ligjin për Këshill gjyqësor të theksohet se kush e ka funksionin e filtrimit në sistemin e ri për procedura disiplinore, duhet të saktësohet procedura disiplinore dhe procedura për përgjegjësinë e gjykatësve, duhet të saktësohet dallimi i bërë midis kryerje joprofesionale dhe të pakujdesshme të gjykatësit për gabim profesional është e mundur nëse realizohen dy parakushte: faji i gjykatësit të cenueshëm dhe barrë së gabimit dhe pasojave të tij, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Komisioni i Venecias rekomandon edhe heqjen e bazës pr shkarikimin e gjykatësve nëse konfirmohet shkelja e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Ministrja Deskoska shprehu gatishmërinë e Qeverisë në zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit për përmirësimin e teksteve ligjore duke shprehur se është e nevojshme shumica e dy të tretave në Kuvend për miratimin e mëtutjeshëm në Ligjin për gjyktat./Telegrafi/