Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, dërgoi letër qarkore deri tek të gjithë kryetarët e gjykatave dhe kryetari i Këshillit Gjyqësore, në të cilën i thekson ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për gjykatës në prill të këtij viti.
Ajo posaçërisht flet për bazat e kryerjes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, si bazë për vërtetimin e kryerjes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit, janë paraparë raste kur gjykatësi pa arsye nuk i cakton seancat për lëndët, të cilët iu kanë ndarë apo në mënyrë tjetër e zvarritin procedurën gjyqësore.
““Bazë tjetër për vërtetimin e përgjegjësisë është në rast se gjykatësi nuk e merr lëndën ta punojë, me çka shkaktohet vjetërsim i përndjekjes penale apo vjetërsim i ekzekutimit të sanksionit penale për veprën penale”.
“Në rast se një kryetar gjykate “nuk e njofton Këshillin Gjyqësor për kryerjen e një shkelje më të rëndë disiplinore të ligjit nga neni 75, 76 dhe 77, nga ana e gjykatësit – në rast se shkaktimi i shkeljes ka qenë i njohur, ndërsa mosdenoncimi është bërë për ta mbuluar të njëjtin, atëherë kjo është bazë për inicimin e procedurës për shkarkim nga funksioni kryetar”, thekson Deskoska në letër.
Ajo gjithashtu i përkujton gjykatësit edhe për obligimet e nenit 17 nga rregullorja gjyqësore, sipas të cilës kryetarët e gjykatave kanë kompetencë të kryejnë kontroll të rregullt në punën e gjykatave./Telegrafi/