Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme në arenën e huaj të botës së muzikës.
Ajo gjatë muajve të fundit ka marrë shumë çmime ndërkombëtare duke përfshirë Brit Awards dhe Grammy Awards.
Këngëtarja shqiptare kohët e fundit është duke punuar në këngët e reja që do të përfshihen në albumin e ri dhe për këtë ka anuluar turnetë koncertal.
Por, pas një pune të lodhshme zeshkania 23-vjeçare thotë se lexon libra dhe ka zbuluar poemën qe lexon sa herë t’i jepet mundësia.
“Kjo është poema ime e preferuar në të gjithë botën. E kam atë në mur dhe përpiqem ta lexoj atë çdo ditë. Nëse keni kohë edhe ju duhet ta bëni”, pohoi bukuroshja jonë.
Theksojmë se bëhet fjalë për poemën “Desiderata” të shkrimtarit amerikan, Max Ehrmann, i cili këtë krijimtari letrare e ka shkruar në vitin 1920.
Ndryshe, Lipa pritet që gjatë këtij viti të nxjerrë në shitje albumin e dytë muzikor në karrierën artistike. /Telegrafi/
https://twitter.com/DUALIPA/status/1103474568633688069