Liverpooli ka dështuar të transferojë Martin Zubimendin nga Real Sociedad në momentet e fundit, megjithatë ata tani po synojnë një tjetër transferim nga La Liga.
Gjiganti anglez po shqyrton seriozisht nënshkrimin e portierit të Valencias, Giorigi Mamardashvili, ka raportuar Fabrizio Romano.
The Reds madje janë gati të paguajnë një tarifë më të madhe se 30 milionë euro për ta litar atë pasi u impresionuan me raportet e skautizmit.
Por drejtuesit e Liverpoolit kanë një plan interesant me gjeorgjianin, pasi me ta transferuar synojnë ta huazojnë menjëherë.
Portieri gjeorgjian është i etur për lëvizje dhe do të pajtohet me kushtet personale. Ai madje është gati të kalojë një vit larg Anfield si huazim nëse është e nevojshme.
Drejtuesit e Liverpoolit janë prej ditësh në negociata me ata të Valencias dhe kjo javë është vendimtare për të nënshkruar me portierin.
Portieri 23-vjeçar mbajti 13 herë portën e paprekur në 37 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar./Telegrafi/