Telegrafi

Dështuan në Sanchon, United rikthen interesimin për Chiesan

Manchester United nuk do të mund të transferojë Jadon Sanhcon në këtë verë nga Borussia Dortmundi.

Klubi gjerman ka bërë të ditur se anësori anglez nuk do të largohet në këtë afat, derisa Djajtë e Kuq duhet të shikojnë diku tjetër.

Sipas që raporton The Sun, Manchester United ka rikthyer interesimin për Fedricio Chiesan e Fiorentinës.

Skuadra italiane ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të shesin lojtarin, mirëpo vetëm nëse pranojnë ofertën e duhur.

Lexo po ashtu Sancho nuk largohet në këtë verë nga Dortmundi – Unitedi në ‘dush të ftohtë’

Besohet se United mund të kompletojë transferimin e Chiesas në shumën e 70 milionë eurove, duke i ofruar kontratë pesëvjeçare.

Por, skuadra angleze e di se do të jetë e vështirë të transferojë talentin italian, shkaku që në garë për të janë edhe Interi e Juventusi. /Telegrafi/