Antonio Conte po përpiqet dëshpërimisht të forcojë skuadrën e tij, Tottenham Hotspur këtë janar.
Por, pavarësisht përpjekjeve të klubit, ata kanë qenë të frustruar në tentimet e tyre për përforcime.
Spurs humbën dy nga objektivat e tyre kryesore në fillim të kësaj jave.
Gjigantët e Londrës veriore po tentonin të nënshkruanin me Adama Traoren, por anësori zgjodhi një rikthim te Barcelona.
Spurs ishin gjithashtu të prirur për një lëvizje për sulmuesin e Portos, Luis Diaz.
Megjithatë, sulmuesi kolumbian zgjodhi të kalonte te Liverpooli, derisa testet mjekësore i përfundoi në Amerikën Jugore.
Pasi humbën Diaz dhe Traore, Spurs shpresonin të nënshkruanin me Ollie Tanner.
19-vjeçari aktualisht luan për Lewes në Premier Ligën Isthmian, që luan në nivelin e shtatë të futbollit anglez.
Spurs kishte rënë dakord për një tarifë me Lewes për Tanner dhe pritej që ai të bashkohej me klubin.
Megjithatë, Tanner është bërë lojtari i fundit që ka refuzuar një lëvizje në skuadrën e Londrës veriore.
Leëes zbuloi se adoleshenti kishte refuzuar një lëvizje në një deklaratë.
Aty thuhej: “Klubi i Futbollit Lewes dëshiron të konfirmojë se derisa klubi dhe një tjetër klub i Ligës Premier ranë dakord për një marrëveshje në parim për transferimin e Ollie Tanner, Ollie dhe klubi i elitës së futbollit anglez nuk ishin në gjendje të bien dakord përfundimisht për kushtet personale dhe ai mbetet në Lewes”.
“Tanner humbi ndeshjen e sotme kundër AFC Hornchurch për shkak të një lëndimi të pësuar në mesjavë dhe ne e mirëpresim atë krahë hapur sapo të shërohet”.
Tanner më parë ka luajtur për rivalin lokal të Tottenhamit, Arsenalin, si dhe për Charlton Athletic dhe Bromley.
Sipas Athletic, i riu ka tërhequr interesimin e skuadrave si Brighton, Southampton, Cardiff dhe Luton.
Është një tjetër goditje në atë që ka qenë një afat zhgënjyes i transferimeve për Spurs.
Ata kanë vetëm disa ditë për të përforcuar skuadrën e tyre para mbylljes së afatit të transferimeve. /Telegrafi/