Lazio ka pësuar një humbje të rëndë në tregun e transferimeve, teksa David Silva i është bashkuar Real Sociedadit.
Mesfushori spanjoll i kishte dhënë fjalën Lazios, por kur po pritej zbarkimi i tij në kryeqytetin italian, ai pranoi ofertën e Sociedadit.
Të shokuar nga vendimi i spanjollit mbetën të gjithë në klub, por tani ajo është harruar dhe Lazio po shikon tjera alternativa.
Skuadra italiane tani ka rikthyer sytë tek futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili nuk ka luajtur shumë për Liverpoolin.
Biancocelestët janë duke tentuar ta bindin Shaqirin me një transferim në Olimpico, duke i premtuar vendin e titullarit.
Lazio është duke menduar të dërgojë një ofertë prej 20 milionë euro te Liverpooli për yllin nga Kosova.
Kampioni anglez është gati ta shes Shaqirin, por tani i mbetet Lazios ta bind lojtarin me një kontratë të mirë. /Telegrafi/