Gonzalo Higuain e ka Napolin që të vinte te Juventusit për ta fituar në trofe të madh sic është Liga e Kampionëve.
Pavarësisht ecurisë së mirë që ka pasur në sezonin 2016-17, me 32 gola të shënuar në 52 ndeshje, “El Pipita” nuk ka arritur ta shfrytëzojë ndeshjen e Kardifit për të heshtur kritikë.
Ndeshja ndaj “Los Blancos” ka shtuar dyshimet në lidhje me aftësitë e tij për të qenë vendimtar në ndeshjet kyçe.
Në minutat e para të ndeshjes ai ka qenë agresiv, duke dhënë përshtypjen se nata uellsiane do të ishte ndryshe nga ato të së kaluarës.
Por, pasi ka dhënë asistimin për golin e mrekullueshëm të shënuar nga Mario Mandzukic, ai ka mbetur në hije dhe historia e finaleve të luajtura nga ai është pasuruar me një tjetër faqe negative.
Kur luante me Real Madrid, ai ka marrë pjesë në tri të tilla – Kupa e Mbretit 2011 dhe Superkupa e Spanjës në 2008-2012 – por ka luajtur në vetëm një prej tyre, ndërsa është lënë në stol në dy të tjerat.
Ai mbahet mend në Madrid për dy gafa, rastet e humbura kundër Lyon dhe Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.
Me Napolin, ai ka fituar Kupën e Italisë, por nuk ka realizuar asnjë gol në fitoren 3-1 të arritur kundër Fiorentinas, ndërsa Superkua e Italisë e luajtur kundër Juventus ka qenë hera e vetme ku ai ka shënuar në një finale, duke realizuar dy gola, teksa napolitanët kanë fituar pas penalltive.
Ai ka luajtur në finalet e dy kompeticioneve në këtë sezon me “Zonjën e Vjetër”, por të dy këto takime i ka mbyllur pa gol.
Më pas vijnë ato të luajtura me Argjentinën, që ka humbur finalet e Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës pas gabimeve të tij.
Të gjithë e mbajmë mend rastin e artë që ka pasur kundër Manuel Neuer dhe Gjermanisë, ndërsa në Kupën e Amerikës ka dështuar nga 11 metrat para Claudio Bravo. Shumë gabime për një sulmues që pretendon të jetë mes numrave nëntë më të mirë në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=h_CxE02Tbmc