Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me vonesë, për shkak të mungesës së disa deputetëve në fillim dhe nuk kishte kuorum.
Me të nis seanca, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e hedhi në votim sërish Projektligjin për Mbrojtjen e velrave të Luftës së UÇK-së.
Sërish ky ligj nuk ka arritur të marrë votat e duhura, pasi që vetëm 31 deputetë morën pjesë në votim.
Edhe rezoluta nga raportimi i Kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, nuk arriti të marrë votat e duhura pasi, që ishin vetëm 27 vota për dhe 1 kundër dhe rrjedhimisht nuk kishte kuorum për vendimmarrje. /Telegrafi/