Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dështon transferimi te Baseli, Edon Zhegrova rikthehet te Genku

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është rikthyer te klubi belg, Genk, pasi nuk ka arritur të transferohet te zviceranët e Baselit.  

Djaloshi prishtinas ishte afër të mbetej te Baseli dhe të nënshkruante kontratë të përhershme.

Por, klubi belg, Genk ka konfirmuar se Zhegrova ka mbetur nën pronësi të tyre dhe këtë sezon do të luajë me fanellën e kaltër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Edon Zhegrovës

“Edon Zhegrova është kthyer në Genk pas një viti e gjysmë si huazim te FC Basel”.

“Një marrëveshje mbi një transferim përfundimtar nuk është arritur, deri në një njoftim tjetër”.

 

“Kosovari ka një kontratë deri në mes të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e Genkut.

Ndryshe, Zhegrova është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës dhe për këtë arsye ende po stërvitet individualisht. /Telegrafi/

Exit mobile version