Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik në një njoftim në faqen zyrtare thotë se Operatori Ekonomik “Solid”, me seli në Suharekë, si palë e pakënaqur ka deponuar ankesë, kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues – Policia e Kosovës për anulimin e aktivitetit të Prokurimit me titull “Furnizim me këpucë për Policinë e Kosovës”.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës mund të kenë probleme me këpucët gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Ata do të vazhdojnë ende të dalin në punë me këpuca të vjetra.
Policia e Kosovës në dhjetor të viti të kaluar kishte anuluar aktiviteti i prokurimit për “Furnizim me Këpucë për Policinë e Kosovës” në mungesë te se paku dy ofertave valide.
Tenderi për furnizim me këpucë për Policinë e Kosovës vazhdon të përcillet me telashe, raporton lajmi.net.
Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik thekson se Operatori Ekonomik “Solid”, me seli në Suharekë, si palë e pakënaqur ka deponuar ankesë, kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues – Policia e Kosovës për anulimin e aktivitetit të Prokurimit me titull “Furnizim me këpucë për Policinë e Kosovës”.