UFC 249 u anulua të enjten mbrëma, pasi ESPN dhe Disney ndaluan planin e presidentit Dana White për të vazhduar luftën në mes të pandemisë së coronavirusit.
Meçi i madh i UFC 249 në mes të Justin Gaethje dhe Tony Ferguson ishte planifikuar për 18 prill në ESPN.
Presidenti i UFC-së, Dana White planifikoi ta zhvillonte atë në Tachi Palace Hotel & Casino të Kalifornisë, por është detyruar ta anulojë atë.
“E gjithë kjo ka qenë një betejë që nga dita e parë, ne kemi luftuar pa ndalesë tërë ditën dhe tërë natën që nga fillimi i pandemisë për këtë gjë që të ndodh më 18 prill”, ka thënë fillimisht White për ESPN MMA.
“Sot kemi marrë një telefonatë nga niveli më i lartë i Disney dhe niveli më i lartë i ESPN”.
“Një gjë që kam thënë, ka qenë një partneritet i mahnitshëm, ESPN ka qenë shumë i mirë për ne dhe fuqitë që janë atje kërkuan nga unë që të qëndroj në këmbë dhe të mos e bëj këtë ngjarje të shtunën tjetër”, përfundoi ai.
UFC President Dana White spoke to Brett Okamoto about #UFC249 no longer taking place on April 18.
(via @bokamotoESPN) pic.twitter.com/VRP5jL3k9J
— ESPN MMA (@espnmma) April 9, 2020
Të gjitha ngjarjet e UFC-së tani janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.
White njoftoi anulimin menjëherë pasi senatori amerikan Dianne Feinstein lëshoi një deklaratë duke kërkuar drejtuesit e MMA të rishqyrtojë planin e saj. /Telegrafi/