Telegrafi

Shtyhet seanca për hedhjen e gazit në Kuvend

Ende pa nisur seanca gjyqësore ndaj ish-deputeteve të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe deputetit aktual, Pal Lekaj, është ndërprerë, pasi u vonua e akuzuara, Kadaj-Bujupi e cila njoftoi se do të vonohen për 10 minuta.

Seanca pritej të niste në ora 13:15.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohet se pa autorizim kanë poseduar armë në atë mënyrë që, më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit që ju është bërë nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, te ta janë gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtëve duke i ngarkuar secilin veç e veç me veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/