Telegrafi

Dështon seanca për gjykimin deputetëve të VV-së

 

Ka dështuar të mbahet seanca për gjykimin e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në sallë.

Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli  dhe Donika Kadaj-Bujupi, u shty për më 21 prill.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, e mori këtë vendim pasi që asnjë nga të akuzuarit nuk u paraqit në seancë.

Të pranishëm në seancë nuk ishin as dëshmitarët Nuredin Ibishi e Bekim Haxhiu.