Ka dështuar të mbahet seanca për gjykimin e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në sallë.
Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, u shty për më 21 prill.
Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, e mori këtë vendim pasi që asnjë nga të akuzuarit nuk u paraqit në seancë.
Të pranishëm në seancë nuk ishin as dëshmitarët Nuredin Ibishi e Bekim Haxhiu.