Site icon Telegrafi

Dështon rrjeti elektrik, Kuba në terr

Rrjeti kombëtar energjetik i Kubës ka dështuar për herë të dytë duke lënë rreth 10 milionë njerëz në ishull pa energji elektrike.

Presidenti Miguel Diaz-Canel tha se zyrtarët po i japin “përparësi absolute” rregullimit të problemit.

“Nuk do të ketë pushim derisa të rikthehet”, tha Diaz-Canel.

Bëhet e ditur se Kuba rivendosi një rrjedhë energjie në rrjetin e saj deri në mes të mbrëmjes të së premtes, disa orë pasi ishulli u zhyt në një ndërprerje mbarëkombëtare pas mosfunksionimit të një prej termocentraleve kryesore.

Megjithatë, rrjeti dështoi përsëri, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Çfarë ndodhi të premten?

Qeveria në ishull mbylli shkollat ​​dhe vendet industriale “jo thelbësore” në një përpjekje të fundit për të ruajtur furnizimet.

Por, pak para mesditës, termocentrali Antonio Guiteras – një nga më të mëdhenjtë e Kubës – doli jashtë linje, duke shkaktuar një dështim total të rrjetit.

Zyrtarët nuk hynë në detaje se çfarë e shkaktoi mbylljen ose nuk thanë se sa kohë mund të duhet për ta kthyer atë.

Bëhet e ditur se të gjitha shërbimet qeveritare së bashku me shkollat ​​dhe universitetet, pritet të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të dielën.

Vendet kulturore dhe rekreative, përfshirë klubet e natës, janë urdhëruar gjithashtu të mbyllen.

Kryeministri kuban Manuel Marrero tha se problemet janë shkaktuar nga një kombinim i problemeve të infrastrukturës, mungesave të karburantit dhe rritjes së kërkesës, përfshirë nga njësitë e ajrit të kondicionuar.

“Mungesa e karburantit është faktori më i madh”, tha Marrero.

Kjo pasi erërat e forta nga uragani Milton javën e kaluar kishin penguar përpjekjet e anijeve për të ofruar karburantin e nevojshëm për termocentrale. /Telegrafi/

Exit mobile version