Site icon Telegrafi

Dështon përsëri raportimi i Dimitrovit në Komisionin për Politikë të Jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot përsëri nuk ka pasur mundësinë të raportojë për politikën e jashtme, pas kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski, seancën e paraparë për sot e anuloi duke e caktuar më 1 gusht në orën 10:00.

“Seanca anulohet për shkak të disa aktiviteteve kuvendire me koordinatorët e grupeve të deputetëve, në lidhje me seancën plenare për çështjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë”, thanë nga Komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e Komisionit për Politikë të Jashtme në të cilën duhej të raportonte Nikolla Dimitrov, është shtyrë disa herë.

Hera e fundit kur seanca u anulua ishte të enjten, ndërsa Milloshoski tha se seanca do të vazhdojë kur deputetët të marrin materialet nga takimi i liderëve./Telegrafi/

Exit mobile version