Telegrafi

Dështon Milani, Napoli i siguron shërbimet e Bakayokos

Napoli thuhet se është shumë afër që të transferojë Tiemoue Bakayokon nga Chelsea, mirëpo në marrëveshje nuk ka opsion për ta blerë.

Sipas mediave në Itali, përfshirë Sky Sport Italia dhe Sportitalia, akordi mes të tria palëve është arritur.

Mesfushori besohet se është entuziastë në lidhje me transferimin, pasi tashmë ka luajtur në Serie A, kur ishte në huazim te Milani.

Ai po ashtu lidhej me një rikthim te Rossonerët, mirëpo këta të fundit dëshironin që ta kishin sërish në huazim pa detyrim blerje për 25 milionë euro.

Duket se Napoli po e fiton garën për një huazim, me një opsion për ta blerë, gjersa francezi do të ribashkohet me Gennaro Gattuson, që të dy ishin në San Siro.

Lojtari 26-vjeçar e kaloi edicionin e kaluar në huazim te Monaco, klubin nga i cili u largua për 40 milionë euro në vitin 2017 për në drejtim të The Blues. /Telegrafi/