Ka dështuar të mbahet mbledhja e së enjtes e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kjo pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë marrë pjesë e as zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, i cili duhej të raportonte lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ndryshe, raportimi i fundit i Bislimit në këtë komision ishte para gjashtë muajve. /Telegrafi/