Site icon Telegrafi

Dështon koncerti i Anastacias në Tiranë? (Foto)

Këngëtarja e njohur Anastacia ka përmbyllur turin europian me Tiranën.

Ylli amerikan ka promovuar albumin e saj “Ringjallja” në një koncert live në stadiumin “Qemal Stafa”, transmeton Telegrafi.

Në skenën madhështore të ndërtuar enkas për këtë koncert, fillimisht kanë interpretuar artistët e rinjë shqiptar e më pas atje është ngjitur këngëtarja, e cila ka mahnitur publikun shqiptar me performancën e saj.

Mëkat që vetëm 1500 veta mundën të shijojnë koncertin live të këngëtares amerikane.

Nuk dihet nëse në pjesëmarrjen e vogël të njerëzve ka ndikuar çmimi i biletës apo ndoshta jehona jo e madhe mediatike për ardhjen e saj, megjithatë Anastacia ka arritur që me vokalin dhe interpretimin e saj të argëtojë dhe pranishmit.

E çiltër, komunikuese dhe mjaft energjike ajo arriti të përçojë energji pozitive tek publiku.

Ky koncert është mbështetur nga Kryeministri, Edi Rama dhe sjell një mesazh të fuqishëm sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi drejtuar grave shqiptare, nisur nga historia personale e këngëtares, e cila pas një lufte 10-vjeçare kundër kancerit të gjirit, ka arritur të mposhtë çdo paragjykim lidhur me sëmundjen./Telegrafi/






Exit mobile version