Telegrafi

Dështon keq Darwin Nunez: Aston Villa 1-3 Liverpool, notat e lojtarëve

Liverpooli ka fituar 3-1 ndaj Aston Villas në duelin që u luajt në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Golat për The Reds i shënuan Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Stefan Bajcetic, ndërsa për vendasit realizoi Ollie Watkins.

Liverpooli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.11, derisa Aston Villa u vlerësua me 6.63.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Salah, që realizoi dhe asistoi me nga një herë, për të marrë notën 8.0.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Darwin Nunez që lëshoi disa shanse të arta shënimi dhe u vlerësua me 5.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/