Marrëveshja për Edin Dzekon te Chelsea është drejt dështimit, ndërsa lojtari tjetër i Romës, Emerson Palmieri do të fluturojë për në Londër.
Blutë kërkonin që ta mbyllnin marrëveshjet me blerjen e dyshes për 50 milionë euro dhe 10 milionë euro të tjera bonuse.
U mundua që të bindet Dzeko dhe familja e tij që të largohet nga Italia me një ofertë dhe kontratë për vetëm 18 muaj, por kjo siç duket nuk ka mjaftuar.
Sipas Sky Italia marrëveshja ka dështuar, pasi boshnjaku ka vendosur të qëndrojë te Giallorossët deri në fund të këtij sezoni.
Por siç duket kalimi i Emerson Palmieri do të mbyllet me sukses.
Chelsea do të paguajë për të 20 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera bonuse.
Mbrojtësi do të jetë të martën në Londër për t‘i kryer testet mjekësore. /Telegrafi/