Cristiano Ronaldo është larguar nga Juventusi, por nuk do të transferohet te Manchester City ashtu siç të gjithë prisnin.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka qenë favoriti kryesor për të nënshkruar me të, por gjithçka ka dështuar.
Edhe pse u raportua se portugezi kishte marrëveshje personale me Cristianon, një gjë e tillë është hedhur poshtë.
Sipas mediumeve të ndryshme në Angli dhe Portugali, gjithçka dështoi pasi Ronaldo nuk u pajtua me disa nga detajet personale me klubin anglez.
Manchester City have decided to LEAVE negotiations for Cristiano Ronaldo. He’s NOT joining Manchester City – club position has been so clear in the last minutes. 🚫🔵 #MCFC #Ronaldo
Important to clarify: personal terms have never been agreed, same for fee for Juventus. ❌ pic.twitter.com/lEE5A6XSKY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 27, 2021
Gjithashtu City nuk u pajtua që të paguajë dëmshpërblim te Juventusi për transferimin e portugezit, pasi kampionët anglez e donin atë si transferim të lirë.
Tani favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e portugezit mbetet ish-skuadra e tij Manchester United.
Edhe trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se kanë dyert hapur për rikthimin e Ronaldos. /Telegrafi/