Site icon Telegrafi

Dështon filmi i Cooper në ‘box office’ (Video)

Aktori amerikan, Bradley Cooper, me filmin “Burnt”, në të cilin luan një shef kuzhine, ka rezultuar i pasuksesshëm në ‘box office’.

Filmi i tij ka fituar vetëm pesë milionë dollarë nga shitet e biletave gjatë fundjavës së parë të shfaqjes.

Vendi i parë i ka takuar sërish “Martian”, i cili ka përfituar 11.4 milionë dollarë. “Goosebumps” ishte i dyti (10.2 milionë dollarë), ndërsa pas tij renditet “Bridge of Spies” (tetë milionë dollarë).

Dhjetë filmat më të shikuar të fundjavës që lamë pas në SHBA dhe Kanada:

  1. The Martian – 11.4 milionë dollarë
  2. Goosebumps – 10.2 milionë dollarë
  3. Bridge of Spies – 8 milionë dollarë
  4. Hotel Transylvania 2 – 5.8 milionë dollarë
  5. Burnt – 5 milionë dollarë
  6. The Last Witch Hunter – 4.7 milionë dollarë
  7. Paranormal Activity: The Ghost Dimension – 3.4 milionë dollarë
  8. Our Brand is Crisis – 3.4 milionë dollarë
  9. Crimson Peak – 3.1 milionë dollarë
  10. Steve Jobs – 2.5 milionë dollarë

 

/Telegrafi/

Exit mobile version