Manchester United ka barazuar 2-2 ndaj Aston Villës në kuadër të javës 14-të në Ligën Permier.
Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Tom Heaton (auto-gol në minutën e 42-të) dhe Victor Lindelof (64’), ndërsa për Villën shënuan Jack Grealish (11’) e Tyron Mings (66’).
Aston Villa ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 6.78, me Unitedin që u vlerësua 6.43.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mbrojtësi i mysafirëve që ndërpreu pothuajse çdo aksion dhe asistoi, Matt Targett, me notën 8.2.
Në anën tjetër, ai që dështoi të tregonte vetën në këtë sfidë ishte portieri David de Gea që u vlerësua me 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/