Në seancën e sotme të kuvendit të Maqedonisë nuk u votuan propozimet për Ligjin për PSP-në dhe atë për mbrojtje të dëshmitarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me 36 vota ”për” dhe 54 vota ”kundër”, nga 90 deputetët e pranishëm, nuk kaloi ligji për vazhdimin e mandatit të PSP-së. Kurse ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve mori vetëm 42 vota mbështetje, kurse 52 tjerat ishin kundër, nga 94 deputetë të pranishëm në seancë.
Edhe pse bashkërenduesi i BDI-së, Talat Xhaferi permtoi se do të mbështeten kërkesat e PSP-së, megjithatë shumica e deputetëve të BDI-së nuk ishte prezente në sallën e kuvendit./Telegrafi/