Site icon Telegrafi

Dështojnë bisedimet Greqi-Eurozonë

Bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj në Eurozonë kanë mbaruar pa marrëveshje.

Pas një takimi urgjent në Bruksel, dy palët nuk kanë arritur të lëshojnë as deklaratë.

Qeveria e re e Greqisë kërkon ndryshime të kushteve për paketën e ndihmës ndërkombëtare, për të cilat thotë se janë shumë të rënda.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar deri më tash rinegocimin e kushteve.

Ministrat e Financave do të takohen sërish më 16 shkurt dhe ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka thënë se deri atëherë mund të arrihet përparim. /Telegrafi/

Exit mobile version