Site icon Telegrafi

Dështoi te Barca, por Liverpooli e ka top prioritet

Liverpool po kërkon shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Thomas Vermaelen.

Daily Express raporton se reprezentuesi belg është një ndër objektivat kryesore të trajnerit gjerman të The reis, Jurgen Klopp.

Mbrojtësi 30-vjeçar ka dështuar që të zë një vend në ekipin katalonas, ku shkaku i lëndimeve shumë pak paraqitje ka pas që nga viti 2014 kur u transferua nga Arsenali.

Liverpool tani do të konkurrojë me Chelsean, West Ham Unitedin dhe Besiktasit për nënshkrimin e tij, pasi besohet se qendër-mbrojtësi mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version