Site icon Telegrafi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka dhënë një shpjegim për fillimin fantastik të aventurës nga Antony tek Real Betisi. 

Braziliani ka shënuar dy gola dhe është shpallur dy herë lojtari i ndeshjes në vetëm tri ndeshje të luajtura për Betisin, atje ku u transferua si huazim nga Unitedi. 

Ai e gjeti golin në fitoren e spanjollëve me rezultat 3-0 ndaj Gent në Ligën e Konferencës të enjten. 

Antony kishte shënuar vetëm një gol për United këtë sezon, një penallti ndaj Barnsley në Carabao Cup dhe kishte arritur të realizonte vetëm 12 të tillë në total në 96 paraqitje. 

Ai u shndërrua shumë shpejt në njërin prej blerjeve më të këqija në historinë e klubit, pasi u transferua për 86 milionë euro nga Ajaxi në vitin 2022. 

“Nuk e di, ndonjëherë është kështu, mund të ndodhë me çdo klub. Ky klub ka shumë presion dhe ju duhet të keni bazën e në skuadre për të vendosur lojtarë të rinj dhe të talentuar që erdhën nga jashtë për t’i ndihmuar ata”. 

Lexo po ashtu Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

“Nëse po luani më mirë si skuadër dhe keni një bazë të fuqishme, siç supozohej të ishte në këtë klub, do të jetë më e lehtë për këtë lloj të lojtarëve që të luajnë futboll”, ka thënë Amorim. 

‘Djajtë e Kuq’ po kalojnë në një sezon të tmerrshëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës. 

United momentalisht gjendet në pozitën e 13-të në Ligën Premier para duelit me Tottenhamin të dielën dhe kanë regjistruar rezultatet më të dobëta që nga viti 1990./Telegrafi/

Exit mobile version