Telegrafi

Seanca për tekste shkollore, përvjetori i 24-të i Policisë së Kosovës e vetëtimat në kryeqytet – momentet më të mira përmes fotografisë

Kjo javë u shoqërua me disa ngjarje, duke filluar nga dështimi për mbajtjen e seancës plenare në mungesë kuorumi e shënimi i 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në këto ngjarje fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ka kapur momentet më të mira, gjersa ka realizuar edhe fotografi të veçantë të vetëtimës në Prishtinë.

Seanca e parë e jashtëzakonshme e sezonit vjeshtor e thirrur nga opozita dështoi të mbahej pasi vetëm një numër i vogël i deputetëve u paraqitën në sallë, në të cilën pritej të diskutohej lidhur mbi furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët.

Dështimi i seancës së Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/
Dështimi i seancës së Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/
Dështimi i seancës së Kuvendit të Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosovës gjatë kësaj jave me aktivitete të ndryshme shënoi 24 vjetorin e themelimit të saj.

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë u ekspozuan armatime të ndryshme si dhe pajisje me të cilat shërbehet Policia e Kosovës për t’i kryer shërbimet për të gjithë qytetarët e saj.

24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ekspozita /Foto: Ridvan Slivova/
24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ekspozita /Foto: Ridvan Slivova/
24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ekspozita /Foto: Ridvan Slivova/

Po ashtu, fotoreporteri Slivova ka kapur momentet kur kishte vetëtima në Prishtinë, në ditët e para të kësaj jave.

Shkarkime rrufesh /Foto: Ridvan Slivova/
Shkarkime rrufesh /Foto: Ridvan Slivova/