Telegrafi

Dështimi i Romës, Steven Nzonzi transferohet te Al Rayyan

(Foto: Twitter/Al Rayyan)

Steven Nzonzi është zyrtarisht lojtar i Al Rayyan, pasi ka hequr dorë nga viti i fundit në kontratën e tij me Romën.

Mesfushori kishte refuzuar ta ndërpriste kontratën me Giallorossët, edhe pse ishte lënë jashtë ekipit dhe as nuk ishte ftuar në stërvitje.

Deri këtë javë, ai kishte kërkuar dy milionë euro dëmshpërblim për t’u larguar nga Stadio Olimpico duke e ndërprerë kontratën.

Por, në fund, vendosi ta pranonte largimin duke hequr dorë nga paga prej 3.5 milionë eurosh, aq sa paguhej në kryeqytetin italian.

Roma kishte paguar 27 milionë euro në vitin 2018 për transferimin e tij nga Sevilla, mirëpo lojtari nuk i kishte plotësuar pritshmëritë, ashtu që u largua në formë huazimi drejt Galatasaray dhe Rennes.

Dhe tani, bashkëpunimi me klubin italian është ndërprerë, meqë Nzonzi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Katari, Al-Rayyan, ku do të luajë së bashku me James Rodriguez. /Telegrafi/