Site icon Telegrafi

Dështimi në përkthim të kontratës i ndryshoi edhe emrin, dështon transferimi i lojtarit nga Atalanta te Independiente

Një gabim në përkthim ka penguar huazimin e Bryan Cabezas nga Atalanta te Independiente.

20 vjeçari kolumbian iu bashkua Atalantas nga Independiente në verën e vitit 2016.

Ai u dha si huazim te Panathinaikos këtë sezon, por klubi pati probleme financiare dhe huazimi u ndal në gjysmë.

Kur u transferua te Atalanta

Pas këtij dështimi është pritur që Cabezas të rikthehet në Independiente si huazim deri në qershor.

Por një gabim që është shfaqur gjatë përkthimit të kontratës ka prishur gjithçka.

Mësohet se kontrata ishte përkthyer me një softuer që po ashtu i ka ndryshuar edhe emrin lojtarit gjatë përkthimit.

Në të gjitha dokumentet nga Cabezas emri i është përkthyer si Heads (në shqip: kokat).

Ky është përkthim  i drejtpërdrejt i emrit, por që e bëri kontratën të pavlefshme. /Telegrafi/

Exit mobile version