Site icon Telegrafi

Dështimi në Ligën e Kampionëve, Andrea Pirlo tregon se a i frikësohet një shkarkimi nga Juventusi

Andrea Pirlo është përgjigjur në pyetjet nëse i frikësohet një shkarkimi nga posti i trajnerit të Juventusit pas eliminimit nga Porto në Ligën e Kampionëve.

Juventusi nuk arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi u eliminua nga Porto shkaku i vlerës së golit si mysafir në ndeshjen që përfundoi me rezultat total 4-4.

Ky eliminim ka lënë shije të hidhur të klubi i madh italian dhe tashmë po lëkundet edhe karrigia e trajnerit Pirlo.

Lexo po ashtu Capello kritikon Juventusin e në veçanti Ronaldon pas eliminimit nga Porto

Duke marrë parasysh që Maurizio Sarri u shkarkua për mos-kalimin e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, Pirlo është pyetur nëse ndihet i shqetësuar?

“Nuk e di pse u hoq Sarri. Unë jam trajneri i Juventusit, jam sjellë për një qasje më të gjerë, një projekt që gjithmonë është dashur të zhvillohet për disa vjet, kështu që nuk jam i shqetësuar”, ka thënë fillimisht Sarri.

Lexo po ashtu Pirlo mbron qasjen dhe lojën e Juventusit në eliminimin nga Porto, ‘gozhdon’ Ronaldon për gabimin

“Unë nuk jam i lumtur që do të punoj me një javë të plotë, pasi do të kisha preferuar të qëndroja në Ligën e Kampionëve”.

“Tani që jemi në këtë situatë, ne mund të punojmë në aspekte të ndryshme në trajnim, të cilat nuk kemi pasur kohë t’i bëjmë deri më tani këtë sezon, dhe të përpiqemi t’i përmirësojmë ato”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version