Telegrafi

Dështimi më i madh i Unitedit, Bebe kishte normë më të mirë shënimi se katër sulmuesit aktual  

Foto: www.sportbible.com

Ish-sulmuesi i Manchester United, Bebe, ka një mesatare më të mirë të golave të shënuar te Djajtë e Kuq, sesa sulmuesit e tyre aktual që kanë arritur në sezonin e kaluar.

Sezoni i Unitedit ishte i dështuar, duke ndryshuar Jose Mourinhon në stol me Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa sulmuesit e tyre morën kritika të rënda pasi nuk arritën të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve.

Se dështimi i madh i përket sulmuesve këtë e tregojnë edhe statistikat e disa mediumeve britanike, të cilët shfaqin dështimin Bebe me normë më të mirë golash se katërshja aktuale e sulmuesve: Marcus Rashford, Anthony Martial, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.

Lexo po ashtu Formacioni i Unitedit me lojtarët më të dobët në epokën e Ligës Premier (Foto)

Bebe e gjeti rrjetën dy herë në kohën e tij në Old Trafford, një herë kundër Wolves në Kupën e Ligës dhe një tjetër kundër Bursasporit në Ligën e Kampionëve.

28-vjeçari luajti vetëm 334 minuta për Djajtë e Kuq gjatë shtatë ndeshjeve, por me mesatarisht një gol të shënuar çdo 167 minuta.

Kjo mesatare e rendit atë më lartë se sulmuesit e tanishëm të Unitedit, të cilët kanë normë më të ulët të shënimeve.

Bebe duke festuar golin ndaj Wolves

Bebe – 167 minuta për gol

Anthony Martial – 177 minuta për gol

Romelu Lukaku – 178 minuta për gol

Marcus Rashford – 236 minuta për gol

Alexis Sanchez – 542 minuta për gol

Lukaku dhe Rashford (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Përkundër se Bebe ishte dështim dhe luajti pak te Unitedi, kjo statistikë nxjerr në pah mungesën e nivelit të treguar të sulmuesve të Djajve.

Në fakt, golashënuesi më i mirë i Unitedit këtë sezon ishte mesfushori Paul Pogba, i cili e mbylli sezonin me 16 gola.

/Telegrafi/