Ish-sulmuesi i Manchester United, Bebe, ka një mesatare më të mirë të golave të shënuar te Djajtë e Kuq, sesa sulmuesit e tyre aktual që kanë arritur në sezonin e kaluar.
Sezoni i Unitedit ishte i dështuar, duke ndryshuar Jose Mourinhon në stol me Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa sulmuesit e tyre morën kritika të rënda pasi nuk arritën të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve.
Se dështimi i madh i përket sulmuesve këtë e tregojnë edhe statistikat e disa mediumeve britanike, të cilët shfaqin dështimin Bebe me normë më të mirë golash se katërshja aktuale e sulmuesve: Marcus Rashford, Anthony Martial, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.
Bebe e gjeti rrjetën dy herë në kohën e tij në Old Trafford, një herë kundër Wolves në Kupën e Ligës dhe një tjetër kundër Bursasporit në Ligën e Kampionëve.
28-vjeçari luajti vetëm 334 minuta për Djajtë e Kuq gjatë shtatë ndeshjeve, por me mesatarisht një gol të shënuar çdo 167 minuta.
Kjo mesatare e rendit atë më lartë se sulmuesit e tanishëm të Unitedit, të cilët kanë normë më të ulët të shënimeve.
Bebe – 167 minuta për gol
Anthony Martial – 177 minuta për gol
Romelu Lukaku – 178 minuta për gol
Marcus Rashford – 236 minuta për gol
Alexis Sanchez – 542 minuta për gol
Përkundër se Bebe ishte dështim dhe luajti pak te Unitedi, kjo statistikë nxjerr në pah mungesën e nivelit të treguar të sulmuesve të Djajve.
Në fakt, golashënuesi më i mirë i Unitedit këtë sezon ishte mesfushori Paul Pogba, i cili e mbylli sezonin me 16 gola.
/Telegrafi/