Site icon Telegrafi

Dështimet më të mëdha deri tani – Nga klubet si Milani deri te individët e sistemi VAR (Foto)

Sezoni i ri në Evropë ka filluar me ndeshje të forta dhe rivalitet në çdo stadium. 

Por ka gjëra që nuk kanë shkuar edhe aq mirë.

Goal.com ka zgjedhur dështimet më të mëdha deri më tani, duke i pasur parasysh pritshmëritë.

Pushimi 10 ditorë do të jetë ndihmë e madhe për klubet dhe lojtarët që të këndellën.

Victor Lindelof

I ardhur nga Benfica për 31 milionë funte, ai nuk ka arritur të bëjë vend në formacionin bazë.

Ai ka luajtur vetëm një ndeshje dhe Mourinho ka zgjedhur më shumë mes Phil Jonesit dhe Chris Smallingut si partner të Baillyt.

Bayern Munich

Një klub dominues si Bayern Munich janë ndarë nga trajneri pas gjashtë javësh kampionat.

Në Bundesligë janë të dytit në renditje, por kanë pesë pikë më pak se Borussia Dortmund.

Humbja e turpshme me Paris Saint-Germain, ka bërë që shumë klube të mos i kenë frikë më Bayernit.

Frank De Boer

Dikur lojtar i madh me klube si Barcelona dhe Ajax, por edhe me Kombëtaren holandeze, ai është shkruar vetëm pas pesë ndeshjes në Ligën Premier nga Crystal Palace.

AC Milan

AC Milan gjatë verës kanë harxhuar hiq më pak se 200 milionë euro. Me lojtar si Leonardo Bonucci dhe Gigi Donnarumman, klubi nuk ka mundur të futet në farë për titull.

Everton

Everton është një dështim i madh në Ligën Premier. Ai është ndalur në pozitën e 16.

Edhe pse ka ofruar lojtarë si Rooney, Davey Klaassen dhe Sandro Ramirez, ata nuk po mund të këndellen.

VAR

VAR (Video asistenti i gjyqtarit) është futur në sistem këtë sezon në Serie A dhe Bundesliga.

Por ky sistem ia ka hubmru paksa emocionin lojës, që ndalet për disa minuta.

LILLE

Kur erdhi Marcelo Bielsa u mendua se klubi do të këndellet, por kjo nuk ka ndodhur.

Nën drejtimin e Bielsas klubi ka vetëm një fitore dhe ka shënuar vetëm një herë. /Telegrafi/

Exit mobile version