Liverpool për pak sa nuk pësoi një disfatë tronditëse në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës Premier, duke barazuar ndaj Luton me rezultat 1-1.
Më i përfoluri pas ndeshjes ishte momenti i minutës së 71-të. Darwin Nunez humbi një mundësi të mrekullueshme për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit.
Ai u gjend me top vetëm pak metra nga pjesa e zbrazët e portës së Lutonit, por nuk arriti të shënonte.
Much better result for Everton that.
Let’s all laugh at Darwin Nunez anyway 🤣🤣🤣
What in the actual fuck was that ?!? 🤣🤣 pic.twitter.com/xsnxSlIbom
— GC (@gdc1878) November 5, 2023
Me këtë barazim, Luton arriti në 6 pikë këtë sezon dhe u ngjitë në vendin e 17-të, vendin e parë mbi zonën e rënies.
Nga ana tjetër, Liverpooli ka kaluar në vendin e tretë me 24 pikë, tre më pak se lideri Manchester City, por edhe dy më pak se Tottenhami, që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/