Me ndeshjet e mbrëmshme ka përfunduar edhe xhiroja e dytë e Ligës së Kampionëve.
Krahas formacionit më të mirë të kësaj jave, është publikuar edhe 11-shja më e keqe e kësaj xhiroje në ligën elitare evropiane për klube.
Mesin e tyre e kanë gjetur veten tre futbollistë të Real Madridit, Keylor Navas, Karim Benzema dhe Danilo, transmeton Telegrafi.
Edhe Manchester City dhe Barcelona përfaqësohen me dy futbollistë, përkatësisht Kolarov dhe Gundogan, gjegjësisht Alcacer dhe Busquets.
Sevilla, Bayern Munich, Basel dhe PSG kanë nga një lojtar në formacionin e dështakëve. /Telegrafi/