Telegrafi

Dëshpërohet keq me fustanin e blerë nëpërmjet internetit, i futej vetëm në njërën këmbë (Foto)

Meg Howells nga Britania e Madhe, pagoi 25 funte për një fustan që e bleu nëpërmjet internetit, por mbeti e dëshpëruar kur i arriti në shtëpi.

Megjithëse e ka numrin e njëjtë të veshjeve të studentes, fustani është aq i ngushtë, sa që mund ta fuste vetëm në njërën këmbë, por jo edhe ta vishte, transmeton Telegrafi.

“As sikur ta kisha trupin si të krimbit, nuk do të mund ta vishja, është shumë i ngushtë” është ankuar Howells, e cila kërkon t’i kthehen prapa paratë.

Veshja është konsideruar e ekzagjeruar, megjithëse reklamohej si e përshtatshme për të formësuar linjat trupore. /Telegrafi/