Telegrafi

Dëshpërim në Meazza, Wanda dhe djali i saj nuk mbajnë lotët pasi Interi u eliminua nga LK

Të gjithë pritën një fitore të lehtë të Interit ndaj PSV Eindhoven, por ndodhi e kundërta.

Zikaltrit nuk arritëm në shumë se një barazim 1-1 në Giuseppe Meazza dhe kështu u eliminua nga Liga e Kampionëve për këtë sezon.

Se dëshpërimi ishte shumë i madh tek skuadra italiane e tregojnë edhe lotët e gruas dhe agjentes së Mauro Icardit, Wanda Nara.

Krahas të shumëpërfolurës Nara, ishte edhe një nga fëmijët e saj me Maxi Lopez, i cili gjithashtu nuk arriti të mbajë lotët.

Tani Interi do të luajë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë pas shortit.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Inter 1-1 PSV: Nuk mjafton Icardi te Interit, portier Zoet shkëlqen te holandezë

Icardi është pjesë e Interi tashmë gjashtë sezone, ai i ka qëndruar besnik skuadrën nga Milano përkundër ofertave nga klubet e mëdha.

Kapiteni shënoi katër gola në gjashtë ndeshjet e tij të parë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/