Të gjithë pritën një fitore të lehtë të Interit ndaj PSV Eindhoven, por ndodhi e kundërta.
Zikaltrit nuk arritëm në shumë se një barazim 1-1 në Giuseppe Meazza dhe kështu u eliminua nga Liga e Kampionëve për këtë sezon.
Se dëshpërimi ishte shumë i madh tek skuadra italiane e tregojnë edhe lotët e gruas dhe agjentes së Mauro Icardit, Wanda Nara.
Krahas të shumëpërfolurës Nara, ishte edhe një nga fëmijët e saj me Maxi Lopez, i cili gjithashtu nuk arriti të mbajë lotët.
Tani Interi do të luajë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë pas shortit.
Icardi është pjesë e Interi tashmë gjashtë sezone, ai i ka qëndruar besnik skuadrën nga Milano përkundër ofertave nga klubet e mëdha.
Kapiteni shënoi katër gola në gjashtë ndeshjet e tij të parë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1072626134028873731