Në procesin gjyqësor të lëndës për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e RM-së dëshmoi kryeministri Zoran Zaev. Ai tha në ndërtesën e Kuvendit më 27 prill kanë depërtuar persona të cilët pa hamendje, të mbushur me mllef dhe urrejtje kanë filluar të sulmojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se kanë pësuar lëndime fizike dhe kanë dëgjuar kërcënime verbale. “Ajo zgjati thuajse 2 orë. Kërcënoheshim me fjalët: ‘Vrite Zaevin! Vriti deputetët! Kapeni atë! E vramë Selën, Zaev ti je në radhë…”, u shpreh Zaev dhe shtoi se ka qenë i përgjakur nga goditjet e pësuara.
Ai ka pasur 6 prerje, nga të cilat 3 në fytyrë. “2 orë të tëra unë çdo sekondë prisja të humb jetën”, tha Zaev. Kryeministri tha se disa nga sulmuesit që kanë qenë të armatosur, kanë përgatitur edhe kabllo për ta kapur dhe tërhequr atë “Isha i fikësuar. Lutesha. Ju thoja atyre – mos, jemi njerëz”, dëshmoi Zaev.
Në pyetjen e avokatit të Igor Jug, Zaev tha se ata që kanë planifikuar ta vrasin atë nuk kanë pasur cak të hapur dhe guxim të mjaftueshëm për ta kryer punën./Telegrafi/