Të punësuarit në portalin A1on, Aleksandar Todevski dhe Vllatko Zhellçeski do të paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazetarët të cilët u rrahën dhunshëm në njërën nga protestat e nismës ”Për Maqedoni të Përbashkët” do të dëshmojnë në këtë prokurori. Ata thonë se presin që rasti të zbardhet dhe dhunuesit e tyre të dënohen ashtu siç e meritojnë, sepse kanë sulmuar njerëz që e kanë kryer detyrën e tyre profesionale./Telegrafi/