Në kohën kur në Kosovë po zhvillohen debate të ashpra dhe po ofrohen prova për dhe kundër marrëveshjes së damarkacionit me Malin e Zi, bjeshkatar i njohur kosovar, Arben Islami ka publikuar fotografitë nga pjesa kufitare me Malin e Zi, të cilat, sipas tij, dëshmojnë humbjen e territorit me marrëveshjen e demarkacionit.
Në fotografitë e psotuara në Facebook, Islami ka vizatuar vijat në bjeshkët kufitare, ku, sipas tij, shihen territore të Kosovës të cilat do t’i kalojnë Malit të Zi.
Ja çfarë shkruan Arben Islami:
“Tung njerëzim, si bjeshkatar jam duke e përcjellë për së afërmi punën e demarkacionit me Malin e Zi.
Këtë punë e kam dite qysh në vitin 2011 dhe 2012 pasi pata marrë informata nga disa persona në Kosovë dhe Mal të Zi.
Menjëherë i pata përgadite disa foto dhe përshkrime, të cilat ju pata dergu disa personave që atëhere (dhe tash) merreshin me politikë.
Përgjegjjen që e kam marre prej tyre në facebook ka qenë shenja “seen” dhe asgjë tjetër.
Pasi nuk morra përgjegjje dhe nuk u ndërmorr asgje nga askush, në vitin 2014 dhe 2015 lansova vet vizatimet me shenjëzime të kufijve dhe përshkrime.
Shumica e mediave në KS prej atëhershit i kanë shfrytëzuar këto foto dhe vizatime dhe jam i gezuar qe kanë pasë efekt. Une nuk jam në asnje parti por e përfaqesoj Kosovën ashtu si une dua. Jam bjeshkatar i kallt dhe e dua bjeshkën e Kosovës pa masë.
E di qe deri tani nuk e keni pasë idene se çka po humbim. Pasi jam vet bjeshkatar dhe njekohësisht e kam hobi fotografinë, por edhe i di përmendësh bjeshkët, po ju sjelli pamjet e vetëm 1/5 te territorit të përgjithshëm që s/do të jetë në KS.
Shpresoj shume që marrëveshja e re nuk do të kaloj sepse pastaj nuk ka kthim prapa.
Deputetë, para se të vendosni për me e falë këtë tokë për viza, mendoni mirë për emrin e juaj dhe të gjithë pasardhësve t’uaj. Do të jeni shumë të popullarizuar PËR TË KEQ !” (sic), ka shkruar Islami, duke i bashkangjitur postimit të tij edhe fotografitë nga pjesa e kontestuese e territorit. /Telegrafi/