Site icon Telegrafi

Dëshmitari i vetëm rrëfehet pas 21 vitesh, tregon kush janë dy vrasësit e Tupac: Ata nuk kishin për qëllim ta vrisnin reperin (Foto)

Tupac Shakur u vra në shtator të vitit 1996, ndërsa lideri i Death Row Records, Suge Knight, ishte dëshmitar i vrasjes që shokoi botën e hip-hopit.

Me vite të tëra ka pasur deklarata kundërthënëse, komplote, dokumentarë, debate e akuza – kurse vetëm tani, Knight ka vendosur të thotë emrat e dy njerëzve përgjegjës për vrasjen e ikonës më 7 shtator 1996.

Fotografia e fundit e Tupacut para vrasjes, së bashku me Suge Knight

Avokati i tij, Thaddeus Culpepper, ka shkruar se shefi i labelit Death Row Records “e ka ditur me vite të tëra se Reggie Wright Jr. dhe ish-gruaja e tij, Sharitha, qëndrojnë prapa vrasjes së Tupac dhe tentuan ta vrisnin edhe Knightin”.

Wright Jr., i cili asokohe ishte shef i sigurimit në Death Row, më herët është lidhur me vrasjen e Tupacut edhe nga ish-detektivi në policinë e Los Angelesit, Russell Poole, i cili e ka përmendur edhe emrin e ish-gruas së Knight.

Këta janë të dyshuarit për vrasjen e Tupac Shakur

Ndërsa është thënë se objektivi i vrasjes ka qenë Knight, pasi dy të dyshimtët kishin dashur ta vrisnin atë për ta marrë kontrollin e Death Row Records.

Knight i ka mbështetur këto pohime, pas publikimit të dokumentarit “Tupac Assassinaton: Battle of Compton”. Edhe vet ai është akuzuar si fajtor për vdekjen e Tupacut për shkak të dëshmive të paqëndrueshme – në njërën prej të cilave është thënë se reperi e kishte montuar vrasjen e tij.

Lexo po ashtu Pas raportimeve se Tupac është gjallë, deklarohet polici që arriti i pari në vendin e ngjarjes (Foto)

Shefi i dikurshëm i Death Row Records ka thënë po ashtu se ka njohuri edhe për personat e përfshirë në vrasjen e rivalit më të madh të Shakur, Notorious B.I.G.

Ndryshe, Knight është burgosur që nga janari i vitit 2015 për vrasje dhe tentim vrasje për një incident tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version